Domatja pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Rezultatet e një studimi të ri tregojnë që domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut, i cili ka zbuluar se kjo perime e dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.
“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frytin”, thotë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.
Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit. Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.
Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj.