Lotaria Amerikane? Ambasada e SHBA-ve kërkon ndihmën e qytetarëve shqiptarë

0
234

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kërkuar sugjerimet e qytetarëve shqiptarë për temat dhe diskutimet që ambasada do duhet të përpilojë, në mënyrë që të ndihmojë sa më shumë dhe sa më mirë qytetarët.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve kërkon nga qytetarët të dijë mbi nevojat e tyre në lidhje me lotarinë amerikane, vizat studentore etj shqetësime, për të cilat shqiptarët kërkojnë të dinë më shumë.

“Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës.”- shkruan Ambasada e SHBA-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here