Mes tyre 14 vjet diference por shumë dashuri, këngëtari shqiptar surprizon të dashurën

0
248

Asnjë diferencë nuk ndan Bleron dhe Afronan. As mosha, plot 14 vjet e 20 ditë. As një vajzë nga martesa e mëparshme e Bleros. As diferenca në kilometra. Kur ka dashuri gjithçka zgjidhet.

afrona

E kanë thënë dhe më parë që Afrona Dika do të zhvendosej nga Zvicra, ku jetonte me familjen, në Prishtinë për të qenë pranë të fejuarit të saj, këngëtarit Blero. Gjatë gjithë kësaj kohe, Afrona ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Tarën, vajzën e Bleros nga martesa me Teuta Krasniqin dhe Tara është gjithmonë e qeshur kur është me të që tregon se shkojnë si dy shoqe shkruan Class.

Ndërkaq, dashuria, burimi i gjithçkaje tjetër, mes Afronës dhe Bleros është çdo ditë e më e fortë. Dhe surpriza më e fundit që Blero i ka bërë Afronës për 25-vjetorin e saj, e tregon.

Një buqetë e stërmadhe me 101 trëndafila me numrin e moshës së saj në qendër, tollumbace dhe deklarata dashurie e kanë shndërruar shtëpinë në një park ku çdo vajzë do donte të ndodhej ditën e saj të lindjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here