Sherr në mes të lokalit në Tiranë, burri grushte të dashurës 25 vjet më të vogël

0
260

Një 48-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, pas kallëzimit që ka bërë ndaj tij një vajzë 23-vjeçare e cila sipas policisë është e dashura e tij.

Burime nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 48, banues në Tiranë.

Pasi dyshohet se tek një lokal në kryeqytet, ka goditur me grusht, të dashurën me inicialet K.Q, vjeç 23, banuese në Tiranë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ai po hetohet për akuzat e Nenit 90 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here