Sqarimi:
” Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.
Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.
Automjeti i perfshirë në ngjarje ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .