Një sasi e madhe eksplozivi është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni në Memaliaj të koduar “Kurtjes”.
Në banesën e Astrit Bilos 57 vjeç në fshatin Kurtjes është sekuestruar 1 kallëp tritoli 200 gr, 600 gram C4, 6.8 kg dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.
57-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.