PD reagon fort për aksidentin që shkaktoi deputeti: Dyshime se ngjarja po fshihet, Rakipi – mik i ngushtë i Ramës

0
168
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë lidhur me aksidentin me vdekje që shkaktoi deputeti i PDIU, Aqif Rakipi. Sipas PD, ngjarja po fshihet dhe provat po manipulohen, pasi Rakipi njihet si mik i ngushtë i Ramës.

Deklarata e plotë e PD:

Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht.

Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here