Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë. Në duart e ministrit të brendshëm Panos Skourletis, është lista e gjatë e emrave që janë deklaruar si banorë të Himarës dhe që kanë marrë nënshtetësinë greke, por bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare kundër të drejtave etnike dhe fetare të minoritetit grek në rajon.
Kohët e fundit, ministri Skourletis nënshkroi heqjen e shtetësisë greke kryetarit të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, një bashkëpunëtor i ngushtë sipas gazetës i planeve të kryeministri shqiptar Edi Rama për dehelenizimit të zonës. Vendimi i ministrit të Brendshëm u parapri nga një mendim i arsyetuar i Këshillit të Shtetësisë, i cila arsyetoi se kryetari i bashkisë Himarës “ndërmori shërbim publik jashtë vendit, në kundërshtim me interesat e Greqisë.” Në “listën e zezë” të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.