Fluksi i pasagjerëve arrin pikun në portin e Durrësit, policia punon me kapacitetet maksimale

0
214

Fluksi i pasagjerëve ka arritur pikun në portin e Durrësit. Sipas gazetares Klodi Haxhiaj, katër tragete e kanë bërë dy herë rrugën vajtje-ardhje brenda ditës. Ajo raporton për BalkanWeb, se tragetet kanë ardhur në mëngjes dhe kanë ikur sërish në drekë.

 

 

Situata vazhdon të jetë e rënduar që prej mbrëmjes së djeshme. Mbrëmë kanë ardhur rreth 7462 pasagjerë dhe 1984 automjete dhe kanë ikur 5786 dhe 1300 automjete.

Policia e Durrësit po punon me kapacitetet maksimale të sporteve. Kapiteneria e portit, Paulin Ndreu tha se po punohet  24 orë pa ndërprerje për të shmangur vonesat.

Sipas kapitenit të përgjithshëm të porteve, Paulin Ndreu, janë marrë masa nga kapiteneria e porteve në bashkëpunim me policinë kufitare që fluksi i madh të menaxhohet më së miri dhe të mos ketë pengesa dhe pritje të gjata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here