Me disa kg më tepër por me lumturinë që peshon më shumë, moderatorja shqiptare jep mesazhin ‘ndryshe’ (Foto)

0
193

Jemi mësuar zakonisht që personazhet publike të japin mesazhe përsa i përket mbajtjes në formë dhe mënyrës së si duhet të sillemi me trupin, si të ushtrohemi e si të kurojmë pamjen për tu ndjerë mirë.

 Dhe për aq kohë sa këta njerëz janë me shumë influencë bëjnë shumë mirë që japin mesazhe të tilla.

Megjithatë moderatorja e ‘Boom’, Fiori Dardha ka vendosur të rrëfehet në një mënyrë të ndryshme. Më herët ajo është shprehur se nga vitet e tjera ka shtuar disa kg megjithatë ndihet shumë rehat në lëkurën e saj.

“Më mirë të ha turpin me bukë 2 javë ne verë, se sa të torturohem gjithë vitin me dieta e palestra për t’u dukur perfekte në plazh” – Fiori Dardha që nuk duhet të jetë shembull për tu ndjekur”, – ka shkruar moderatorja teksa ka postuar një foto me bikini nga plazhi.

Ky në fakt vjen si një mesazh shumë i mirë për të gjithë ata të cilët kanë pasiguri të vogla tek vetja. Epo, nuk është fundi i botës edhe me disa parregullësi në trup…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here