Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar sot raportin nga dëgjesat dhe komunikimi me banorët e qarkut të Gjirokastrës.
Publikimi i këtij raportoi vjen në vazhdën e raporteve të publikuara edhe në ditët e kaluara, në qarqe të tjera ku qytetarët kanë bërë të ditura problemet e tyre në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.
Kështu problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me mungesën e subvencioneve në bujqësi e blegtori. Më pas vjen shqetësimi për mungesën e investimeve në sistemin e ujësjellësit, pasuar nga problemet që kanë me pronësinë e tokës.
STATUSI I PLOTE I RAMES
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Gjirokastër.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Gjirokastrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌??
Faleminderit