Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

0
204

Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore.

Soja është artikull jashtëzakonisht i vlefshëm, që ka aplikim më të gjerë sesa në ushqim. Rekomandohet për heqjen e temperaturës së lartë, eliminimin e procesit të inflamacionit si edhe si melhem për ato pjesë që dhëmbin.

Flasteri nga soja e papjekur është më frytdhënës. Përgatiteni duke qitur në 5 filxhanë ujë një filxhan sojë të papjekur (të gjelbër) dhe lini të qëndrojnë tërë natën.

Në mëngjes sojën grimcojeni, shtoni pak miell dhe do të keni pastën e ngjitshme në fashë apo në letër të yndyrtë, e cila duhet të jetë e trashësisë 1 cm.

Qiteni në lëkurë dhe ndërrojeni sapo të thahet, gjithnjë derisa problemi shëndetësor të qetësohet, transmeton Telegrafi.

Djathin tofu nga soja gjithashtu mund ta përgatisni në formë flasterësh. Heq në mënyrë efikase temperaturën e lartë, shëron djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, përdredhjet, ndrydhjet dhe proceset inflamatore.

Përgatiteni në atë mënyrë që më parë nga pjesa më e vogël e djathit tofu me ndihmën e fashës të kulloni ujin e tepërt.

Pastaj djathin tofu të grimcuar përzieni me 5 g xhenxhefil të grirë në rende dhe me një lugë supe miell.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë, ndërkaq përbërjen e përftuar përdoreni në të njëjtën mënyrë si edhe flasterin nga soja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here