28-vjeçarja shqiptare, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg pak ditë më parë, besohet t`i ketë vënë vet flakën objektit. Kështu shkruajnë sot mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton wdr.de. Sipas tyre, një defekt teknik si shkaktar i zjarrit mund të përjashtohet ashtu si dhe ndonjë veprimi qëllimshëm i personit të tretë.
28-vjeçarja duket se ka vënë zjarrin me qëllimin për të mbytur veten, transmeton albinfo.ch. Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.
NGJARJA
Në qendrën kryesore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës. Nga flakët gjeti vdekjen një 28-vjeccare shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet. Ndërkohë, një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.