Gjykata e Sarandës vendosi garanci pasurore 8000 euro si masë sigurie për shtetasin ukrainas Oleg Koval, i arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur 8300 euro në një plazh në Sarandë.
Ai u ndalua nga policia, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, pasi u kishte vjedhur pushuesve në Sarandë vlera të mëdha monetare.
Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë.
Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.
Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë, per vepren penale “Vjedhja”.