Studentja, që u përplas të shtunën nga një makinë ka ndërruar jetë në spital. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçara Eligersa Baha udhëtonte me biçikletë mbrëmjen e së shtunës në Solarolo të Italisë, kur u përplas nga një Fiat Punto, që drejtohej nga një tjetër vajzë e re në moshë.
Mësohet se studentja e degës së Infermierisë në universitetin e Firenzes, kthehej nga puna si asistente e një të moshuari, natën kur u përplas.