5 ushqimet më të mira për mëngjes

0
184

Cilat janë ushqimet më të shëndetshme për vaktin e mëngjesit? Mes disa alternativave kemi zgjedhur 5 

Mjedra

Një filxhan mjedrash na jep 8 gramë fibra (dy herë më shumë sesa ka në një filxhan luleshtrydhesh). Çfarë është e mira e kaq shumë fibrave? Kërkimet e fundit e publikuara në “Journal of Nutrition” sugjeron të hamë më shumë mjedra për të parandaluar rritjen në peshë ose edhe për të rënë në peshë. Gjatë zhvillimit të studimit dyvjeçar, shkencëtarët kanë zbuluar që rritja e sasisë së fibrave me  8 gram për çdo 1000 kalori rezulton në rreth 2 kg e gjysmë rënie në peshë.

Qull  tërshëre

Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë. E dyta, në një studim në “Journal of Nutrition” thuhet që konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate me “çlirim të ngadaltë” siç janë tërshëra dhe krundet, 3 orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Si? Duke ngrënë nga këto karbohidrate sheqeri në gjak nuk rritet aq sa po  të përdorim karbohidrate të përpunuara (si për shembull bukë të bardhë). Si pasojë, nivelet e insulinës nuk ngrihen shumë. Duke qenë që insulina luan një rol në sinjalizimin e trupit për të depozituar yndyrnat, një nivel i ulët i sheqerit në gjak bën që t’i djegësh më lehtë ato.

Kos

Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerrë nga universiteti i Harvardit bënte të ditur cilat ushqime kanë të bëjnë me ndryshimet në peshë, duke renditur 5 top ushqimet që nxisin rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Kosi  është një nga ato! Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh. Kufizo kaloritë dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos të thjeshtë me pak yndyrë. Nëse ke nevojë për një mëngjes më të ëmbël shto ca fruta të freskëta, për shembull mjedra dhe ke bërë dy zgjedhje të zgjuara menjëherë.

 

Gjalpë kikiriku

Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet që kërkuesit e Harvardit thonë që ndihmojnë humbjen e peshës. Mund të shtoni një ose dy lugë gjalpë kikiriku në tostin me bukë të zezë (një karbohidrat me djegie të ngadaltë), por gjithashtu mund të shtoni fruta të thata në bollgur (një tjetër karbohidrat me ritëm breshke djegieje).

Vezë

Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Plus që në një studim ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here