“Shënjestra” e mbylljes ambulancat e fshatrave, në të cilat nuk do të ketë më mjekë, mami e infermierë, për shkak të një skeme të re “rilindëse” të shërbimit mjekësor në Shqipëri. Sipas kësaj skeme, afro 60% e qendrave të banuara në zonat rurale, të cilat deri tani e kanë nga një qendër shërbimi mjekësor, nuk do ta kenë më. Në gjithë Shqipërinë, projekti parashikon të mbyllë 163 qendra të tilla mjekësore të grupfshatrave ose fshatrave të mëdha!
Shkak është varfëria buxhetore e shtetit për të përballuar pagat dhe shpenzimet mjekësore për këto qendra! Thuhet se për çdo 2 komunë në kufi me njëratjetrën, do të ketë vetëm nga 1 mjek dhe nga 1 infermier, të cilët duhet të përballojnë gjithë nevojat e zonave, gjë që nuk mund të realizohet as me shkuarje 1 herë në javë në çdo fshat e lagje të banuar fshatrash!