Këngëtari Bertan Asllani tash e disa vite po qëndron në Turqi, ku edhe po vazhdon karrierën.
Nga atje ai po vazhdon karrierën si aktor dhe këngëtar, duke u treguar shumë i suksesshëm, shkruan lajmi.net.
Në disa imazhe të publikuar së fundi në rrjete sociale, Bertani prezantoi prindërit e tij, duke u shfaqur shumë i lumtur pranë tyre.
Projekti i fundit i tij është kënga në gjuhën turke ‘Ben Lazim’, e cila nuk është e qasshme në Kosovë, për shkak se ‘Vevo’ nuk është e licensuar në këtë vend.