Ambasada amerikane ka shprehur gatishmërinë sot të sqarojë të gjithë shqiptarët lidhur me vizat amerikane, sidomos ata që që iu është refuzuar viza.
Në një mesazh në Fb në mesditë, ambasada shkruan:
“Aplikuesit tanë shpesh mbeten të zhgënjyer kur u refuzohet viza. Ne i marrim vendimet tona bazuar tek akti i imigracionit dhe nënshtetësisë, dhe ligji është shumë i rreptë ndonjëherë. Ne bëjmë më të mirën tonë që çdokush të trajtohet me respekt dhe xhentilesë, tani mirëpres pyetjet tuaja.”