`Zgjidhja` e Kokëdhimës ka një kërkesë për autoritetet maqedonase…

0
175

Partia Zgjidhja u propozon faktorëve politik në Maqedoni që të kërkojnë nga organet kompetente që Universitetit Shtetëror të Tetovës t’i vendoset emri i publicistit dhe politikanit të ndjerë shqiptar Arbën Xhaferi.

Në deklaratën e saj për media “Zgjidhja” thekson se askush nuk ka bërë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për arsimin e lartë shqiptar sa Arbën Xhaferi.

Deklarata e plotë e Partisë Zgjidhja

Emri i Arbën Xhaferit do t’i bënte nder Universitetit Shtetëror të Tetovës

Ibrahim Rrugova, me ndjemprehtësi gjeniu, ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare të Kosovës. Në Maqedoni këtë mision kombëtar e udhëhoqi Arbën Xhaferi.

Në Kosovë Xhaferi punoi dhe kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës. Qeveria Mustafa e nderoi duke pagëzuar me emrin e tij autostradën, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin. Në Shqipëri, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ndarja prej nesh, ende nuk po shohim ndonjë vendim të qeverisë apo Bashkisë së Tiranës që të nderojë dhe përjetësojë emrin e këtij shqiptari të madh.

ZGJIDHJA i propozon faktorëve politikë në Maqedoni të kërkojnë nga organet kompetente qendrore dhe vendore që Universitetit Shtetëror të Tetovës t’i vendoset emri “Arbën Xhaferi”.

Askush nuk ka bërë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për arsimin e lartë shqiptar sa Arbën Xhaferi.

Arbën Xhaferi nuk ka nevojë për nderimin tonë për të! Kombi shqiptar ka dhe do të ketë edhe në të ardhmen aq shumë nevojë për të kujtuar, përjetësuar dhe nderuar veprën dhe emrin e Arbën Xhaferin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here