Gena, është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Ai gjithmonë mbushë koncertet, duke i mposhtur edhe ata që marrin vëmendjen më të madhe mediale.
Këngëtari, gjithmonë komentohet vetëm për muzikën që bën, pasi që ai karrierën e ka zhvilluar në bazë të punës e jo skandaleve për të hyrë në treg, shkruan Gazeta Express.
Sidoqoftë, Gena gjatë kësaj vere na ka sjellë vetëm një këngë që u pëlqye mjaft shumë dhe ajo ishte ‘Ma dhe dashnin’.
Duke e parë që kjo këngë po ka sukses, këngëtari ka vendosur që në fund të shtatorit ta sjellë edhe një këngë për fansat e tij.
Kjo këngë do të jetë bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Genta Ismajlin.
‘Në fund të shtatorit do ta sjelli një bashkëpunim me Genta Ismajlin. Kjo këngë do të jetë ritmike. Ideja për këtë bashkëpunim na erdhi që nga koncerti i fundit që e patëm në Gjakovë’, ka thënë Gena për Gazetën Express.
Rikujtojmë se këngëtari së shpejti do të vijë me një projekt gjigand pjesë e të cilit do të jenë edhe gjatë emra të njohur të skenës.