Krim në familje! Vdes në spital 51 vjeçarja që u masakrua nga burri

0
184

Ka humbur jetën në spital 51 vjeçarja nga Lushnja e cila u godit me sende të fora nga bashkëshorti. Natasha kazanxhi ishte dërguar më herët në spitalin traumës, pasi ishte goditur dhe dhunuar nga bashkëshorti i saj, 55 vjeçari Tajar Kazanxhi.

51 vjeçarja nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra në trup.

Ja çfarë deklaroi policia më herët::

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here