Bebet përgjithësisht nuk kanë nevojë që të pastrohen shumë shpesh.
Por shumë prindër janë të fiksuar pas higjienës së fëmijëve të tyre dhe i pastrojnë ata shumë shpesh.
Në fakt, bebet nuk kanë nevojë të pastrohen më shumë se tri herë në javë maksimalisht.
Lëkura e bebeve është shumë e ndjeshme dhe pastrimi i shpeshtë me preparate për pastrim mund të dëmtojë lëkurën e bebeve.
Në disa raste, nëse dëshironi të shmangni banjën për beben tuaj ju mund të merrni disa fashe sterile dhe të zhysni në ujë të vakët dhe butësisht të pastroni lëkurën e bebes suaj.
Gjithashtu, duhet pasur kujdes me zgjedhjen e preparateve për pastrimin e bebeve duke ju përshtatur llojit të lëkurës së bebes suaj.
Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/shendetesi/