Një nga incidentet më të bujshme të zgjedhjeve të 25 qershorit ishte ajo e ndodhur në Shëngjin të Lezhës, ku një nga simpatizantët e LSI-së u dhunua gjatë kohës që në brendësi të ambjentit po kryhej procesi i votimit.
Ditën e sotme kanë dalë pamje filmike nga ngjarja e asaj dite që ngriti në këmbë ish-kryetarin e LSI-së, Ilir Meta dhe Policinë e Shtetit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Oranews, disa persona nisen në drejtim të simpatizantit të LSI-së dhe ndërkohë që njëri e qëllon me grushta, personi tjetër pas tij nxjerr armën nga brezi duke e drejtuar drejt të dhunuarit.