Një i ri i cili i ishte në kërkim ndërkombëtar nga Itali pasi është i dënuar me 10 vjet burg është vënë në pranga në Tiranë. Në pranga është vënë Athanas Xhuveli.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë i gjenden, një armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, një maskë, doreza dhe peshore elektronike,
Gjatë operacionit “Weekend”, është bërë arrestimi në flagrancë i Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë.
Ky person dyshohej se kishte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”.
Pas disa ditësh ndjekje është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i të riut në rrugën “5 Maj”, në drejtim të një motori të markës “Kymco”, ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.