Procedohen dy inspektorë të policisë Bashkiake Tiranë, ja për çfarë akuzohen

0
184

Me ane te nje njoftimi per media policia e Tiranes, ka bere te ditur se ka proceduar penalisht dhe pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar një ndërtim pa leje ne kryeqytet, dy “Inspektorë të Kontrollit në terren të Policisë Bashkiake Tiranë”.

Më datë 21.08.2017, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomiko Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë e shtetases:

Shiqere Hakaj, 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, aktivitet privat.

Si dhe u proceduan shtetasit;

A. G, 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriati Mbrojtjes Territorit, Bashkia Tiranë.

G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Sabri Tefiku”, me detyrë Inspektor I Kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë.

 

Njoftimi i policise

Tiranë.

Ndërtonte pa leje ndërtimi, arrestohet nga Policia.

Procedohen penalisht dy Inspektorë të Kontrollit në terren të Policisë Bashkiake Tiranë.

Përjashtohet nga Policia Nd/Specialisti i Policimit në Komunitet që mbulon zonën ku kryhej ndërtimi pa leje.

Si dhe pezullohen nga detyra Shefi i Komisariatit Nr 1, Shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin nr 1, dhe patrulla e Policisë që mbulonte atë territor ku kryhej ndërtimi.

Më datë 21.08.2017, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomiko Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë e shtetases:

Sh. H, 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, aktivitet privat.

Si dhe u proceduan shtetasit;

A. G, 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriati Mbrojtjes Territorit, Bashkia Tiranë.

G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Sabri Tefiku”, me detyrë Inspektor I Kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë.

Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre”, pasi sot më datë .21.08.2017, në vendin e quajtur “Rruga e Elbasanit”, pranë Parkut të Liqenit Artificial, shtetasja Shiqere Hakaj ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente në një sipërfaqe ndërtimi (lavazh) prej 150 m2.

Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 i Kodit Penal.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë ndërtim pa leje, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u morën masa administrative për punonjësit e policisë ;

– Përjashtim nga Policia i Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet që mbulon zonën.

– Pezullimin nga detyra e Patrullës së Policisë që mbulon këtë sektor pranë Komisariatit të Policisë Nr.1.

– Pezullimin nga detyra e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Nr.1.

– Pezullimin nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr.1.

Po në lidhje me këtë vepër penale nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë kryer veprime proçeduriale penale dhe po vazhdojnë të kryhen veprime të tjera mbi dyshimet për implikim të punonjësve të policisë pranë Komisariatit të Policisë nr 1 Tiranë, të cilët kanë marrë djeni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas procedurave standarte të punës.

Materialet proceduriale do ti përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here