Durrës/ Në hapësira publike kërkojnë para për të realizuar videoklipe

0
207

Muaji gusht ka nisur vrullshëm për sa i përket numrit të personave që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Por jo të gjithë zgjedhin hapësira private dhe disa përpiqen se ku mund të gjejnë një copëz vend publik ku nuk janë të detyruar të paguajnë 500 lekë çadrën deri edhe në 700 në vende të tjera. Gjithashtu po shohim se një numër i konsiderueshëm personash konkretisht çiftet që martohen po zgjedhin hapësirat publike për të realizuar klipet e tyre të dasmës.

Ajo me çka ato janë hasur kur kanë shkuar atje është tabela e vendosur në hapësirë publike. Siç shihet dhe nga fotoja, për të realizuar një videoklip duhet të paguash nga 2000 lekë deri në 200 euro, gjë që është një absurditet.

Këtë shqetësim na e kanë përcjellë disa të rinjë të cilët kishin debatuar me personin i cili i kishte kërkuar para nëse do të realizonin klipin. Në plazhin e Durrësit, konkretisht në Currila gjithmonë ka ankesa për prvatizim të hapësirave publike për shkak se ky plazh, si plazh tradicional, është i ngarkuar me shumë biznese si dhe me një numër të madh pushuesish, gjë që kthehet në një presion të madh për hapësirat e plazhit. Gjithsesi ky nuk është justifikim për moszbatimin e ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here