Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.
Mjeti tip Fupristade i Drejtorit të spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.
Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje , mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit.
Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Ende nuk dihet nëse Gjovalin bushi ka qenë në drejtim të mjetit. Për këtë gjë pritet konfirmimi nga policia
Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec