Foto / Ivan Balliu merr pasaportën shqiptare, mund të debutojë që javën e ardhshme

0
312

Ivan Balliu mund të luajë ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen shqiptare që në javën e ardhshme, në përballjen kundër Lihtenshtjenit. Futbollisti i rritur në Spanjë dhe që aktivizohet në kampionatin francez me Metz, ka pranuar ftesën e Kristian Panuçit për t’iu bashkuar kombëtares kuqezi dhe as procedurat burokratike nuk e pengojnë më që të bëhet pjesë e saj.

FSHF ka bërë gati dokumentacionin dhe prej dy ditësh, Balliu ka marrë edhe shtetësinë shqiptare, me dekretin përkatës të publikuar në faqen e Presidencës.

dekreti

Paralelisht me të, FSHF ka pajisur me pasaportë është një tjetër talent shumë premtues, mbrojtësin Bardhec Bytyqi, i cili luan te Alborg në Danimarkë. Futbollisti ishte grumbulluar me Shpresat por kishte luajtur vetëm në ndeshje miqësore pikërisht për shkak të mungesës së pasaportës shqiptare.

bardhec bytyqi

Ndërsa tani ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Alban Bushi për ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe.

zelfije bajramaj

Ndërkohë, me pasaportën shqiptare është pajisur edhe sulmuesja e talentuar kosovare Zelfije Bajramaj, e cila ka vendosur që të veshë fanellën kuqezi në eliminatoret e Botërorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here