Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Kuvendin e Kosovës si përfaqësues i koalicionit PAN, se ende nuk e kanë shumicën për të votuar të propozuarin e tyre për kryetar Kuvendi dhe rrjedhimisht për formimin e qeverisë, prandaj ai ka kërkuar më shumë kohë.
“Na duhet një afat kohor më pak se sa dy javë dhe më shumë se 10 ditë”, ka thënë Hoxhaj.
“Ne në këto javët e fundit, por edhe sot nuk e kemi pasur shumicën. Ne kandidatin e kemi, por nuk e kemi shumicën”.
“Ne jemi të interesuar që ta impelmentojmë me çdo kusht rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. S’jemi për humbje kohe dhe zvarritje. Na presin vendime të mëdha.
Presim që ky mandat i Kuvendit do t’i adresojë me shpejtësinë e duhur të gjitha temat. Si koalicioni që e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit natyrisht se kemi kërkuar kohë në këto javë te fundit”, pohoi Hoxhaj./ Klan Kosova.