Europa League/ Shorti i fazës në grupe, mësoni me kë mund të ndeshet Skënderbeu

0
223

Skënderbeu është një nga 46 skuadrat e cila do të mësojë sot kundërshtarët e fazës në grupe të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë, Uefa Europa League.

 

 

Korçarët të cilët eliminuan Dinamon e Zagrebit në fazën “play-off” janë të renditur në vazon e katërt për shkak të koeficientit, ndërsa kundërshtarët që do ti rezervojë shorti i sotëm që do të hidhet në orën 13:00 nuk mund t’ia shmangë kundërshtarë më të fortë.

Vetë presidenti i klubit korçar, Ardian Takaj, në një intervistë të pas ndeshjes me kroatët e Dinamos u shpreh se do të dëshironte që në grupe të kishte kundërshtarë të nivelit të lartë.

Ndarjet në vazo për shortin

Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Vijareal, Atletik Bilbao, Lacio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salcburg, Kopenhagë, Sporting Braga.

Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Jang Bojz, Olimpik Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nicë
shorti-europa-league-470x264
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenhajm, Këln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zylte Varegem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva

Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Bashakshehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zhilin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here