ISIS kërcënon sërish Italianë: ‘Ujq të vetmuar’ sulmoni me automjete. (Një mesazh dhe për Papa Franceskun)

0
242

Brenda pak ditësh vjen kërcënimi i dytë për Italinë. ISIS përmes një kanali ‘Telegram’ në shtetin Islamik u ka kërkuar ‘ujqërve të vetmuar’ të xhihadit që të sulmojnë shtetin fqinj, duke përdorur automjetet si armë, ashtu siç ka ndodhur në sulmin e fundit në Barcelonë.

 

 

ISIS, përmes një kanali telegram pranë shtetit islam, po u kërkon “ujqërve të vetmuar” të xhihadit të sulmojnë në Itali, duke përdorur automjete si armë. Lajmi bëhet i ditur nga një sajt amerikan që monitoron ekstremizmin islamik, shkruan ‘Tgcom’. “Ju duhet t’i luftoni ata”, është shkruar në italisht, ku pas saj shfaqet një njeri që fsheh një thikë prapa shpinës në sfond të një qyteti.
Kercenimet itali
Por kërcënimit të ISIS nuk i ka shpëtuar as Papa Francesku. “Ne do të hakmerremi, do të jemi në Romë”, thuhet në kërcënim. Kjo nuk është hera e parë që ekstremistët islamikë kërcënojnë Papa Franceskun, ndërsa disa herë janë publikuar lajme se si objektiv i sulmeve terroriste mund të ishte dhe Vatikani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here