Në një kohë kur nesër Partia Socialiste do të mbajë Asamblenë Kombëtare, ku do të prezantohet edhe qeveria e re, vjen një mesazh ironik nga Partia Demokratike. Kështu, deputeti Luçiano Boçi me anë të një mesazhi në ‘Facebook’ shkruan se ‘një lajm i madh po vjen’ dhe se të gjithë duhet të mbajnë frymën.
Boçi shtoi se nga nesër, ““124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës.”.