Qeveria e re/ Shpërthen Kejdi Mehmetaj: Rama shpërbleu me poste ministrore ata që shpërndanë paratë e drogës në fushatë

0
503

Pas zyrtarizimit të kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Rama ka reaguar edhe Deputetja Kejdi mehmetaj si përfaqësuese nga Lëvija Socialiste për Integrim.

Mehmetaj në një postim në rrjetin social facebook shkruan se: Kjo qeveri nuk paska prioritete përvecshe që kryeministri të kënaqë ata që u munduan shumë këtë fushatë për të shpërndarë lekët e drogës e përdorur krimin si presion për qytetarët.

E vetmja gjë që kuptuam nga qeveria e re është që s’ka plan, s’ka as prioritete. Prioriteti i vetëm për kryeministrin është të kënaqë ata që u munduan shumë këtë fushatë për të shpërndarë lekët e drogës e përdorur krimin si presion për qytetarët. Vetëm një kryeministër si ky i yni, mund të flasë me orë të tëra për emra dhe as disa sekonda për ekonominë e vendit, integrimin apo edukimin. E ç’them edhe unë, integrimin nuk e njihte as si term, ndërsa arsimin duket se ka vendosur ta fundosë përfundimisht. Fatkeqsi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here