Qeveria e re/ Siç pritej, Rama emëron sërisht Xhafën në krye të Ministrisë së Brendëshme

4
280

Kryeministri Edi Rama po shpall sot emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kështu, nga Asambleja e PS ai e nisi nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta.

 

 

“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon t’i japim Kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri dhe me autoritetin e posaçëm. Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe. Është nder e krenari që t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, – ka thënë Rama.

Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamentar të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

“Grupi i ri parlamentar, largimi i Gramozit do jetë sfidë më vete, nuk do e dëshironim. Zëvendësimi duhet bërë menjëherë, jo thjesht i kryetarit të ri, por kryesisë së grupit. Besoj se Taulant Balla do e kryejë më së miri këtë rol”, theksoi Rama.

LISTA E QEVERISE SE RE
-Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.
-Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
-Senida Mesi, zëvendës kryeministre
-Ministër i shtetit për diasporën, Pandeli Majko
-Ministre e shtetit për sipërmarrësit, Sonila Qato
-Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
-Fatmir Xhafaj, minister i Brendshem
-Olta Xhacka, ministre e Mbrojtjes
-Etilda Gjoni, ministre e Drejtesise
-Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
-Arben Ahmetaj, Ministër i Financave, ku shkrihet edhe Ministria e Ekonomisë dhe e Mirëqenies Sociale
-Ogerta Manastirliun, ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social
-Lindita Nikolla, ministre e Rinisë Arsimit dhe Sportit
-Damian Gjiknuri: Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here