Rama: Marrëveshja me Bashën frytëdhënëse, uroj ta vazhdojmë

0
176

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar mjaft marrëveshjen e 18 majit 2017 me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, sot në Asamblenë e PS.

Rama deklaroi se ajo marrëveshje dha fryte me rëndësi për shqiptarët, sidomos në çnjerrosjen e fenomenit të kanabisit dhe se ai uronte që “ta vazhdojmë atë që nisëm”.

“Mënyra e konfliktit parazgjedhor sesi u zgjidh për ne dhe opozitën duhet të na vlejë shumë, – tha Rama, –  për interesa dhe çështje kur të dyja palët kanë diç për të thënë. Është një potencial i pashfrytëzuar në funksion të vendit e qytetarëve dhe marrëveshja i hapi rrugën zgjedhjeve pak më të qeta, por edhe më pak të kushtueshme; nuk pati rënie konsumi dhe qytetarët u ndien të lehtësuar nga ankthi i fushatës. Po ashtu, ne gëzohemi bashkë me opozitën për çrrenjosjen përfundimtare të fenomenit të kanabisit deri në fund të këtij dhe s’ka problem, le ta konsiderojnë një fitore.

Unë uroj që me kryetarin e opozitës të vazhdojmë atë që nisëm, pavarësisht ndryshimeve thelbësore…”, nënvizoi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here