Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje.
Sipas mediave italiane mësohet se një 36-vjeçar shqiptar bashkë me një person tjetër është arrestuar duke vjedhur në një apartament në Romë, por prangat u janë hedhur vetëm pas një përleshje të dhunshme.
Fillimisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar karabinierët, për grabitjen që po ndodhte, ndërsa shqiptari ka mbetur i habitur kur ka parë policinë Brenda në apartament.
Për t’i shpëtuar policisë, ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tyre, ku si pasojë dy karabinierë kanë mbetur me lëndime; njëri prej tyre ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.
Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.