Zbulohet identiteti i 61-vjeçarit shqiptar, i cili gjeti vdekjen dje në një plazh të Italisë, pas problemeve me zemrën. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:00 në plazhin e Bibione-s.
‘Venezia Today’ shkruan se bëhet fjalë për Lirim Biçakun, i cili prej vitesh jetonte në Sacile, provinë e Pordenone-s.
Pikërisht teksa futej në det bashkë me gruan e tij, ai është rrëzuar pa ndjenja. Gruaja kërkoi ndihmë sapo pa burrin te binte pa ndjenja. Menjëherë ndërhynë mjeket dhe urgjenca dhe mësohet se burrit iu dha ne vend ndihma e pare, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithçka ishte e kote, pasi, mjeku u dorëzua, kur burri nuk po jepte me asnjë shenje jete.
Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës dhe kjo besohet të jetë arsyeja pse humbi jetën.