Në vit mbyt dy milionë njerëz: Shkaktari kryesor i kancerit, infarktit dhe astmës është në shtëpinë tuaj!

0
279

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që punët e përditshme shtëpiake apo shmangia e tyre mund ta rrënojnë shëndetin e tërë familjes!

Për shembull, aktiviteti si p.sh. larja e rrobave dhe gatimi i ushqimit pashmangshëm ndryshojnë ajrin të cilin e thithni në shtëpi – përdorimi i kimikateve me rastin e pastrimit të dyshemeve apo dritareve lirojnë edhe deri në 900 lloje të materieve toksike në ajër!

Gjithashtu në vatrën tuaj të ngrohtë familjare nëpër qoshe të dhomave fshihen myku, poleni, si edhe monoksid karboni, të cilat i sillni me rroba, me sfungjerë të ndotur, në shporete me gaz, transmeton Telegrafi.
Lidhjen më të fortë me cilësinë e keqe të ajrit në shtëpi shkencëtarët e kanë gjetur në sëmundjet e zemrës, kancerit të mushkërive dhe në zhvillimin e astmës.

Simptomat të cilat tregojnë ndotjen e ajrit në shtëpinë tuaj
Kollitja, lotët, trullosja, lodhja dhe dhembja e kokës janë disa nga shenjat e buta që në shtëpinë tuaj ajri është i ndotur.

Mirëpo, mund të shfaqen edhe simptoma më të fuqishme si p.sh. irritimi i syve, sukrepi, dhembjet e muskujve, probleme me frymëmarrjen, temperatura apo ndjenja e të ftohtit, si edhe dobësim i të dëgjuarit, gjakrrjedhje nga hundët dhe sëmundje të mushkërive.
Fatmirësisht, ekzistojnë tetë mënyra që të ulni në mënyrë drastike futjen e grimcave të dëmshme, materieve dhe mikroorganizmave në shtëpi dhe t’i shmangni sëmundjet e rrezikshme!

Filloni t’i zbatoni menjëherë:
1. Kushtoni kujdes që çdo ditë të ajrosni çdo lokal në shtëpi.
2. Përdorni produkte ekologjike për pastrim – në to gjenden më pak toksine dhe ndotës, për ç’shkak ajri do të jetë më i freskët dhe më i pastër.
3. Në vend të deodoranteve në boca të metalta, përdorni ato në kuti plastike.
4. Pas përdorimit, si edhe gjatë natës shkyçni të gjitha aparatet, të cilat nuk është e domosdoshme të jenë vazhdimisht të lidhura në rrymë elektrike, si p.sh. frigoriferi, frigoriferi me ngrirje të thellë e të ngjashme. Mos harroni edhe mbushësit.
5. Nëpër tepihë grumbullohen kërpudhat, pluhuri, tenjat, qimet e kanakarëve shtëpiakë dhe shumë grimca të dëmshme, andaj është më mirë që të keni dysheme druri dhe pantofla shtëpiake!
6. Kurrë në shtëpi mos hyni të mbathur, sepse këpucët me vete sjellin ndotës të shumtë, ndyrësira etj.
7. Përpiquni që rrobat t’i thani jashtë, në ajër të pastër, mirëpo nëse nuk keni mundësi t’i thani jashtë, sa më shpesh hapni dritaret!
8. Rregullisht ndërroni perdet e vaskës, dhe kushtoni kujdes të mos jenë nga polivinili – materiali i këtillë mban ujin, andaj në të myku zhvillohet me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here