Policia greke ka arrestuar shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikut të heroinës, drogë e cila ishte në pronësi të një bosi me origjinë po ashtu shqiptare.
‘Zougla’ shkruan se në pranga ra një 28 vjeçar, i cili po e niste drogën përmes makinës pranë ishullit Mitilini. Mes të arrestuarve është kushëriri i tij, bashkë me një tjetër shqiptar, që thuhet se është i moshës 36-vjeçare.
Mediat fqinje raportojnë se të rinjtë po prisnin 28-vjeçarin që t’u sillte 1 kg heroinë. Nga hetimet e policisë, ai që drejton trafikun është një 42-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e cili ndodhet në burg në Greqi nën akuzën e trafikut të drogës.