Tragjike/ Rimini, turisten polake e përdhunojnë në grup në sy të të dashurit (FOTO)

0
180

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh të Riminit në Itali, pasi një turiste polake u përdhunua në grup në sy të dashurit të saj, shkruan DailyMail.

 

 

26-vjeçarja u përdhunua nga katër burra mesnatën e së premtes.

“Fillimisht ata kërkuan të qepnin një kopsë, ne u kthyem në rërë, të dashurin tim e rrahën ndërsa mua më sollën në bregdet për të më…” tregon polakja e cila kishte shkuar në plazh me partnerin e saj për shkrepur disa foto.

Partneri i saj polak, gjithashtu 26 vjeç, u plagos pasi u qëllua në kokë me shishe dhe u grabit.

Polakët u shtruan në spital me lëndime pasi kalimtarët e panë çiftin të gjakosur dhe të lodhur në plazh.

Nga përshkrimet e para që çifti polak ka bërë për agresorët, policia dyshon që ata të jenë nordafrikanë ose peruanë.

Policia italiane ende po kërkon për të dyshuarit pas incidentit, të cilin ata e kanë quajtur “sulm brutal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here