Zjarri në Martanesh tanimë ka marrë përmasa shqetësuese duke rrezikuar banesat dhe minierat afër. Forca të shumta zjarrfikëse dhe minatorët janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët, por terreni i vështirë e bën të pamundur një gjë të tillë.
Prej tre ditësh flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e shkurre.
Deri më tani janë evakuuar 6 familje që banesat e tyre rrezikohen seriozisht nga zjarri.