Zyrtare/ Gëzon Skënderbeu, “ylli” i Dinamos së Kievit transferohet te Dortmundi

0
237

Pas largimit të Dembelesë te Barcelona për 146 milionë euro, Borusia e Dortmundit është munduar të mbushë boshllëqet në sulm, duke afruar sulmuesin ukrainas që aktivizohej te Dinamo e Kievit, Andrei Jarmolenko.

Ky transferim i shkon për shtat edhe skuadrës të Skënderbeut pasi shorti e ka vënë përballë me Dinamon e Kievit, në grupet e Ligës së Europës. Largimi i Jarmolenkos ia lehtëson disi punën korçarëve në në 2 përballjet me ekipin ukrainas.

Dinamo

27-vjeçari u ble nga Dortmundi për një shumë që i kalon 20 milionë eurot. Sulmuesi firmosi një kontratë deri në vitin 2021 dhe do të mbajë mbi shpinë numrin 9, që sezonin e kaluar e mbante Emre Mor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here