Më 29.08.2017 në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas ne fshatin Urakë mjeti me targa OH 0688 AB, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas Maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga