Koreja e Veriut lëshoi raketë mbi Japoni, Trump: Të gjitha mundësitë janë në tryezë

0
250

Atmosferë lufte në gadishullin korean, pas lëshimit të raketës balistike të Koresë së Veriut, e cila kaloi mbi tokën japoneze.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Koresë së Jugut, forcat ushtarake të së cilës lëshuan 8 bomba të fuqishme pran kufirit me Veriun komunist.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut  dhe Japonia kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi kundërpërgjigjen ushtarake të SHBA-ve, duke thënë se të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Me këto kërcënime regjimi korean po shton izolimin e tij në rajon dhe më gjerë, tha Trump.

Kalimi i raketës mbi tokën japoneze është një akt i paprecedent tha kryeministri Zhinzo Abe. Ushtria japoneze aktivizoi menjëherë sistemet e mbrotjes raketore, për të parandaluar një tentativë të dytë nga ana e Penianit.

Pas hyrjes së raketës në hapësirën ajrore të Japonisë, në orët e para të mëngjesit, autoritetet lëshuan alarmin bërthamor në të gjitha qytetet e vendit.

Koreja e Veriut njoftoi se bëhet fjalë për lëshimin e pajisjeve satelitore, por sipas ekspertëve ushtarakë të Koresë së Jugut, Peniani lëshoi raketa Hëasong-12, të cilat janë në gjendje të mbajnë lëndë bërthamore.

Raketa e vendit komunist u rrëzua në Detin e Japonisë pasi fluturoi 2700 km dhe arriti lartësinë maksimale prej 550 km.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here