Aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Londër

0
175

Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion, teksa po shkonte në punë, me biçikletë.

Ardian Zagani u përplas nga një kamion ‘Ford Transit’ rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës. Edhe pse 30-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgon, ai nuk mundi të shpëtonte i gjallë nga aksidenti.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Camden, Holloway”, dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i disatë që aksidentohej për vdekje në Londër.

30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin “Haringey”, shkruan Road.cc.

Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën “Camden”, të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here