Petrit Vasili: Rama gënjeu sot për drogën, por e demaskoi CIA

0
296

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministri Edi Rama për suksesin e qeverisë në luftën kundër drogës. Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se shifrat që pretendon Edi Rama në luftën kundër drogës nuk janë të sakta. Ai citon një raport të shërbimit sekret amerikan që thotë se në Shqipëri ka rritje të prodhimit të drogës.

Deklarata

Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.

Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.

CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.

Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.

Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here