Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur e tronditur në lidhje me vrasjen e gjykatësës Fildez Hafizi ditën e sotme nga ish-bashkëshorti i saj në Tiranë.
Ajo thotë se “vrasësi i sotëm” ka përfituar nga amnistia e votuar nga parlamenti 1 vit më parë.
“Une nuk e votova ate amnisti elektorale, ku me se shumti qeveria amnistonte dhe krime te renda,” shkruan Tabaku në Facebook.
Statusi i plotë
Ne 2016 parlamenti votoi nje amnisti qe prekte shume kategori, nder to amnistoi dhe vrasesin e sotem te nje nene, vajze e gjygjtareje.
Une nuk e votova ate amnisti elektorale, ku me se shumti qeveria amnistonte dhe krime te renda.
Sot ndjehem e tronditur nga ajo qe ka ndodhur ne mes te Tiranes. Kur nje gjykatese nuk mbron dot veten, si ia ben nje e papune? Cfare ndodh larg Tiranes?
Per ate qe ndodhi sot, faji eshte i sistemit, i politikes qe ka ngritur kete sistem dhe i kujtdo qe ka amnistuar nje vrases. Une sot ndjehem fajtore, per aq sa me takon, e te gjithe sot duhet te jemi kokeulur.
Sot nje jete ka ikur e nuk kthehet dot me!