Një 24-vjeçar rumun një vit më parë u ndalua në makinë me dy shqiptarë në qytetin Hull të Anglisë ku do t’i fuste ata kontrabandë.
Rumuni, Natanael Mateu, u shpall fajtor për këtë veprim edhe pse në gjykatë tha se i kishte transportuar shqiptarët për qëllim të mirë.
Megjithatë pas hetimeve ai e pranoi se e bëri këtë gjë për para, pasi sipas tij shqiptarët i kishin ofruar shumë.
Mateu më në fund pranoi do ta merrte shpërblim financiar pasi ti kishte kontrabanduar me sukses palët.
Gjykatësi anglez e nxiti të tregonte të vërtetën i mori telefonin e tij celular ku dhe pa gjithë bisedën. Të dy shqiptarët janë deportuar në vendin e tyre, shkruajnë mediat angleze.