Policia e kryeqytetit intensifikon puna për evidentimin dhe goditjen e shpërndarësve të drogave të forta. Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione policore antidrogë të koduara “BISS” dhe “TRANTER”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 6 shpërndarës droge.
Në dy operacionet janë sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1100 dollarë, 52000 lek të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.
Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar 4 shtetas dhe konkretisht :
– Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.
– Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.
– Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.
Arresitmi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Në operacionin e dytë policor të koduar “TRANTER”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Frcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar 2 shtetas :
– Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.
-Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Në operacionin e parë policor “BISS”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
– Automjeti tip “Volksëagën”.
– 1 peshore elektronike.
– 6 telefona celularë.
Në operacionin e dytë policor “TRANTER” të zhvilluara janë sekuestruar në total :
– 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
– Automjet tip “Audi”.
– 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.
– 2 telefona celularë.
– 12 fishekë arme zjarri model 54.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale ” Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Fallsifikim i monedhave”.